May 28, 2022
Portali Shprehja

Biden: Nëse nuk çohemi kundër diktatorëve, ata vazhdojnë të vijnë e të vijnë

Presidenti amerikan Joe Biden, ka vizituar një fabrikë armësh në Alabama, ku prodhohen gjithashtu edhe armë që po dërgohen në Ukrainë, si mbështetje për t’i rezistuar agresionit rus.

Tact Watches

Ai lavdëroi ritmin e shpejtë të dërgimit të armëve, pajisjeve dhe ndihmave të ndryshme që janë transportuar drejt Ukrainës në dy muajt e fundit, prejse Rusia nisi luftën.

“Jemi siguruar që s’do të ketë asnjë ndërprerje në ritmin e dërgimit të pajisjeve në Ukrainë”, ka thënë Biden.

“Prejse kur Rusia pushtoi Ukrainën, kemi dërguar më shumë se 3 miliardë dollarë asistencë sigurie në Ukrainë, vetëm ne, pa aleatët tanë. Dhe ajo shumë parash, është investim direkt në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, vazhdoi ai.

Duke aluduar në presidentin rus, Vladimir Putin, ai tha se diktatorët duhet kundërshtuar.

“Nëse nuk ngriteni kundër diktatorëve, siç na ka treguar historia, ata vazhdojnë të vijnë dhe të vijnë. Apetiti i tyre vazhdon të rritet”, tha ai.

Ai, po ashtu, ka vlerësuar punëtorët e fabirikës, duke thënë se duart e tyre kanë prekur çdo raketë që po përdoret në Ukrainë për ta luftuar Rusinë. Ai u ka thënë atyre që duhet të jenë krenarë.

.

Të Ngjajshme

Borislavova: Do ta mbrojmë interesin bullgar deri në fund, çështja me Maqedoninë duhet diskutuar më konkretisht

admin

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

Leave a Comment