January 17, 2021
Portali Shprehja

“Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë” – Foxnews: Sytë nga Nevada

Pasi siguroi Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Sipas “Foxnews”, Biden ka arritur shifrën e 264 votave elektorale, vetëm 6 larg triumfit, numrit magjik, 270.

Kjo do të thotë se nëse arrin që të triumfojë në Nevada, që ka 6 vota, ngjitet në Shtëpinë e Bardhë.

Por si është situata në Nevada?

Joe Biden kryeson me 49.3% të votave, ndërsa Donald Trump e ndjek me 48.7%, kur janë numëruar 75%.

Por kontestimet nuk mungojnë nga Presidenti aktual, jo vetëm Donald Trump, por edhe familja. Këtë herë ka qenë Eric Trump, i cili akuzon se ata (demokratët) po bëjnë kërdinë në zgjedhje.

“Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend” tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia.

Të Ngjajshme

‘Erdogan po e përdor Ramën si dorën e tij për neo-otomanizmin’

admin

Të gjitha masat kundër koronavirusit në Kosovë, rankimi i komunave sipas zonave

admin

Zvicra i ashpërson masat | Iliria News Agency

admin

Leave a Comment