January 17, 2021
Portali Shprehja

Bideni i bindur në fitore. Ja mesazhi i tij

Demokrati Joe Biden ka thënë të enjten se nuk ka dyshim mbi fitoren e tij dhe se do ta mundë Donald Trumpin për të fituar presidencën e SHBA-së.

Ai u ka kërkuar të gjithëve që të jenë të qetë, derisa votat po vazhdojnë të numërohen, raporton Reuters.

“Nuk kemi dyshim se kur të përfundojë numërimi, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fituesit. Kështu që, u kërkoj të gjithëve që të jeni të qetë”, u ka thënë Biden gazetarëve.

Refuzohen ankesat e Trumpit për votat në Georgia e Michigan
Një gjykatë në Georgia dhe një tjetër në Michigan kanë refuzuar ankesat e Partisë Republikane për numërimin e votave në këto dy vende.

Në Goergia, një rast ishte nisur të mërkurën (sipas kohës lokale), nën dyshimet se ka votua që kishin ardhur në qendra të numërimit pas përfundimit të kohës së duhur. Por gjykata refuzoi rastin duke thënë se s’ka dëshmi të mjaftueshme.

Në këtë shtet Trumpi udhëhiqte dukshëm, por kah fundi i numërimit Bideni është afruar. Republikani prin para kandidatit demokrat tani për vetëm 12 mijë vota.

Sa i përket ankesës në Michigan, aty kampi i Trumpit kishte kërkuar ndaljen e numërimit të votave, nën arsyetimin se mbikëqyrësve të kësaj partie u është mohuar e drejta që t’u qasen votave të numëruara.

Sipas “Associated Press”, Michiganin e ka fituar Bideni, në një nga shtetet vendimtare që e afron te fitorja e madhe.

Të Ngjajshme

Zvicra i ashpërson masat | Iliria News Agency

admin

Botohet libri “Kronika nga Lugina” nga autori Baki Rexhepi

admin

Sulmet e filoserbit të Tiranës ndaj BE dhe shembulli i sheshit ‘Maidan’

admin

Leave a Comment