July 28, 2021
Portali Shprehja

Bie besimi i qytetarëve për Bashkimin Europian

Sipas hulumtimit të fundit “Ballkan barometri 2021” nga Këshilli rajonal i bashkëpunimit, i bashkë- themeluar nga BE, mbështetja për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka pësuar rënie në 53%. Përqindja në të kaluarën ka qenë konstante mbi 70%. Në nivel të Ballkanit Perëndimorë, 63% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin në BE ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%. Nga të anketuarit në Maqedoni, sipas “sdk.mk”, 21% besojnë që vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030 kurse përqindja e njëjtë vlerëson që vendi asnjëherë nuk do të pranohet. Maqedonia në prill të vitit 2018 mori rekomandim për nisjen e bisedimeve aderuese, por të njëjtat fillimisht i bllokoi Franca dhe së fundmi edhe Bullgaria.

.

Të Ngjajshme

Ditë e nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius!

admin

Përleshje me armë zjarri në Saraj të Shkupit

admin

Von der Leyen: Varianti Delta shumë i rrezikshëm, vaksinohuni!

admin

Leave a Comment