December 5, 2022
Portali Shprehja

BimBimma tha se TikTok-u është aplikacion i budallallëqeve

Në emisionin e radhës të sezonit të katërt të “Barber Shok” me Fis Junikun, i ftuar i radhës ishte një prej rap-artistave më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptar, BimBimma.

Reperi që prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të bujshme përgjatë intervistës ka folur për fillimet e tij në muzikë dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

BimBimma foli edhe për periudhën e kaluar në burg, duke thënë se ajo e ka bërë më të fortë dhe ka arritur të zbulonte edhe një pjesë tjetër të karakterit të tij.

“Tu e pas parasysh që jam fëmijë i një ushtaraku, unë e kam patur gjithmonë një lloj regjimi në shtëpi, unë e kam kryer edhe fakultetin, ndërsa në burg e kam përfunduar edhe një lloj fakulteti tjetër, nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në mua, vetëm më ka bërë më të fortë, më i qëndrueshëm, nuk është e lehtë kam qëndruar për tre muaj pasi nuk kam patur dosje kriminale, aty i kam bërë të gjithë shok, më ka bërë të mendoj më shumë, kam zbuluar karakterin tim më shumë, nuk ka qenë e vështirë”, është shprehur reperi.

Tutje, Bimbimma-emri i plotë i të cilit është Burim Kursani foli edhe për gjeneratën e re të muzikës dhe ndikimin e rrjeteve sociale.

“Është koha e TikTokut, algoritmin që kinezët e dërgojnë teke ne të mos ofendohen tiktokerat por është aplikacion i budallakive, asgjë të hajrit nuk shoh aty, reperat e mirë nuk kanë as ku të shprehen, njerëzit duke bërë budallakina janë më të shikuara, për të qenë artist i ri duhesh me dhez, sot nuk të thonë me qenë artist i ri duhesh me pas gjëra të mira, hip-hopi pas 2022 nuk është më as reggaeton, unë ja kam lënë një emër të ri ‘ballkaton’, unë tash dua që t’i sjell 16-të hip-hop artistë për të cilët do të shkruaj historia kurdo që dikush do të bëj një dokumentar për hip-hopin”, ka thënë BimBimma.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i reperit është “Reprezent vol1.’16 MC’z” përmes të cilit ka prezantuar 16-të artistët e rinj të hip-hopit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BimBimma (@nrbim)

.

Të Ngjajshme

Korea e Veriut ekzekuton dy adoleshentë të cilët shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut

Historia e evolucionit njerëzor filloi në Afrikë 7 milionë vjet më parë

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë fillore në Greqi

Leave a Comment