December 3, 2022
Portali Shprehja

BimBimma thotë se ai e ka krijuar identitetin e labelit PINT: Ai vizion nuk ekziston më

Reperi i njohur BimBimma ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Barber Shok” në RTV Dukagjini.

Mes shumë rrëfimeve mbi karrierën dhe jetën e tij, ai ka treguar edhe se si ka qenë ideator i krijimit të label-it PINT.

Krejt kjo ndodhi gjatë një loje me pesë fotografi, ku në një moment, atij iu shfaq logoja e label-it PINT, e cila simbolizon specin e kuq.

Logoja e label-it PINT (Foto: PINT/Facebook)

Nga 1 deri në 5, ai e vlerësoi me 2 rëndësinë e kësaj fotografie në jetën e tij, ani pse tha se ka qenë krijuesi i konceptit dhe vizionit të atij label-i.

“E vlerësoj me dy, sepse dy kishin qenë ashtu-kështu edhe pse këtë logo unë e kam bërë – logon, konceptin, vizionin. Vizioni që unë e kam pasur tash nuk ekziston, pak rëndësi ka”, u shpreh BimBimma në “Barber Shok”.

.

Të Ngjajshme

Kalendari historik i datës 2 dhjetor

Më në fund MPB-ja tregoi se si seanca e mbyllur përfundoi në YouTube

Pushtoi fushën me flamurin ylber dhe disa mesazhe në fanellë, italiani zbulon se çfarë i tha Infantino pas ndeshjes

Leave a Comment