January 31, 2023
Portali Shprehja

Biseda e papublikuar mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit e vitit 1991

Për herë të parë është bërë publike një bisedë mes Edi Ramës, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit më 4 janar 1991, një ditë para se të dilte botimi i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”

Kjo bisedë midis tyre u bë publike në emisionin “Opinion” në TV Klan, ndërsa regjistrimi është bërë në studion e piktorit të njohur të asaj kohe, Ramadan Karanxha, ku Rama, Berisha dhe Hajdari së bashku me piktorin Sali Shijaku janë gjendur në rrethana ende të paqarta në studion Karanxhës, shkruan Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

Karanxha ka pasur asokohe një magnetofon, me të cilin ka regjistruar dialogun që është zhvilluar në studion e tij.

Biseda Berisha-Azem Hajdari- Edi Rama

Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qef, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Berisha: Ouu. Bravo … Shumë të drejte ke.

Azem Hajdari. Në rast se gazeta nesër në ora 8 nuk del, e gjithë Tirana e di, do dalim rrimë aty…

Edi Rama: Pse merr elementin më asocial …pse thua s’e prek njeri Enver Hoxhën, pse ka frike e? Unë s’e bëj se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpëtoj ty (i referohen Ramiz Alisë)

Berisha: Jo se s’ka ai ( serish i referohen Ramizit) mbi shpatulla, se s’e dimë ne se ça ka ai mbi shpatulla, për mua gafa më e madhe në histori ka qenë kjo, ky që në fillim t’i thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha, ka dy momentet, një moment histori ju them 1, 2 sa ka për historinë ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë, trashëgimia e tij njihet apo jo, ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë, por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës), jo se s’i njohin, edhe fëmija i njeh ato, por kjo po bëhet për tolerancë

Edi Rama: Kjo po behet për diplomaci, ti ma merr për frikë

Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështje kombëtare.

Edi Rama: Bile përkundrazi, e para gjë që ai duhet t’ju dijë për nder është kjo, këtë duhet t’ju di për nder, për këtë duhet t’ua japi e t’ju thotë faleminderit. Jo fare fare atje, e në fund fare të vijë edhe atje, e ti shkojnë kështu…

Sali Berisha: Tani, nëse pengojnë gazetën…. Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, ftoj popullin në rrugë e në miting

Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i Tiranës deri në fillim

Të Ngjajshme

“Poshtë Zajednica”, protesta kundër formimit të Asociacionit

admin

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

admin

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

admin

Leave a Comment