December 1, 2020
Portali Shprehja

Biseda në mes Sahabive (shokve të Muhammedit a.s) Interesante !

Të ulur pranë Qabesë, katër të rinj; një shok e tre vëllezër, po bisedonin për aspiratat e tyre.
– Abdullah bin Zubejri tha: unë kam dëshirë të bëhem sundues i muslimanëve,
– Musab bin Zubejri tha: unë kam dëshirë të martohem me vajzën e Husejnit (mbesën e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të),
– Urve bin Zubejri tha: unë kam dëshirë të bëhem dijetar, që njerëzit të mësojnë nga unë,
– Abdullah bin Omeri tha: unë kam shumë dëshirë që Allahu të mi falë mëkatet.
Thotë transmetuesi i tregimit:
Abdullahu u bë sundues, Musabi u martua me vajzën e Husejnit, Urve u bë nga dijetarët më të mëdhenj të kohës, ndërsa Abullah bin Omerin, shpresoj ta ketë falur Allahu.
Allahu qoftë i kënaqur me këta shokë të Pejgamberit dhe shokët e tyre, të cilët punuan për realizimin e ëndrrave të tyre!
Po ti, cila është dëshira jote?
Sa punon në realizimin e saj?

Dr.Rasim Haxha

.

Të Ngjajshme

Në cilën ditë lindi i Dërguari i Allahut Muhammedi a.s !

admin

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Leave a Comment