1 C
Skopje
December 14, 2018
Inspirime Shprehja

Bisedë mes mashkullit dhe femrës

10386764_10152842438117698_4999819545415209690_nAi i tha:”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?”
Ajo iu përgjigj:”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.”

Ai:”A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?”
Ajo:”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.”

Ai:”A nuk është xhymertllëku mashkullor?”
Ajo:”Po, por fisnikëria është femërore ama.”

Ai:”A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?”
Ajo:”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.”

Ai:”A e di që libri është në mashkullore?”
Ajo:”Unë di që dija është femërore.”

Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër.

Ai i tha:”Kam dëgjuar që tradhtia është femërore.”
Ajo iu përgjigj:”Po por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.”

Ai:”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.”
Ajo:”Kurse ato thonë se se premtimi i rremë është mashkullor.”

Ai:”Dikush ma ka mbushur mendjen top se idiotësia është femërore.”
Ajo:”Edhe mua më kanë bindur se budallëku është mashkullor.”

Ai:”Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.”
Ajo:”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.”

Ai:”Unë kam mësuar se neveria është femërore.”
Ajo:”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.”

Ai heshtën pak, mendohet dhe pastaj shton:

Ai:”E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femëore.”
Ajo:”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.”

Ai:”Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!”
Ajo:”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se toleromi është mashkullor.”

Ai:”Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.”
Ajo:”Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja