December 5, 2021
Portali Shprehja

Bitcoin i afrohet vlerës më të lartë të të gjitha kohërave – Ekspertët rritje në vlerë si asnjëherë më parë

Të martën, vlera e Bitcoin iu afrua më shumë se asnjëherë më parë vlerës më të lartë që ka arritur ndonjëherë, që ishte në prill të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Që nga lansimi i fondit të ETF të së ardhmes në SHBA këtë jave, lëvizjet në vlerë janë dalluar.

Tact Watches

Vlera e Bitcoin arriti vlerën më të lartë deri më tani me 14 prill, kur arriti vlerën prej $64,899, dhe në orët e hershme të mëngjesit, ajo arrti vlerën më të lartë prej $64,300.

Mirëpo kjo vlerë ka rënë pak nga nata e djeshme, në $64,109 për momentin.

Lakmia për blerje është në nivele të larta, duke vënë shumë dallim mes ofertës dhe kërkesës.

Ekspertët presin që brenda një kohë shumë të shkurtër, Bitcoin do të tejkaloj vlerën prej $100,000, mirëpo ka ekspert të tjerë që janë skeptik për këtë. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Këto janë aplikacionet më të mira të Apple për vitin 2021

admin

Fshijini këto gjëra nga Facebooku juaj, mund të jeni në telashe

admin

Shefi i ri ekzekutiv i Twitter cakton rregullin e ri për publikimet në platformë

admin

Leave a Comment