December 5, 2021
Portali Shprehja

Bitcoin thyen rekord përsëri dhe arrin vlerën më të lartë të të gjitha kohërave – Kjo është vlera momentale

Të martën, vlera e Bitcoin iu afrua më shumë se asnjëherë më parë vlerës më të lartë që ka arritur ndonjëherë. Që nga lansimi i fondit të ETF të së ardhmes në SHBA këtë jave, lëvizjet në vlerë janë dalluar, shkruan lajmi.net.

Pas lëvizjeve që janë vënë re në ditët e fundit, Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë që nga ajo e prillit kur preku vlerën $64,889 dhe për momentin ka arritur vlerën prej $60,039.70.

Tact Watches

Vlera është rritur brenda minutave në mënyrë drastike, pasi që më herët gjatë ditës në indeksin e  Fear/Greed është vënë re se lakmia në blerje të Bitcoin ka qenë në nivele shumë të larta.

Lëvizja është duke ndodhur aq shpejt, dhe rekordi i ri për momentin është akoma në rritje.

Ekspertët nuk kanë komentuar asgjë rreth çështjes akoma, mirëpo pritet se së shpejti do të ketë komente në lidhje me këtë ndodhi, e cila veçse ishte e pritshme për shkak se interesi për Bitcoin në 24 orët e fundit ka qenë shumë i lartë. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Këto janë aplikacionet më të mira të Apple për vitin 2021

admin

Fshijini këto gjëra nga Facebooku juaj, mund të jeni në telashe

admin

Shefi i ri ekzekutiv i Twitter cakton rregullin e ri për publikimet në platformë

admin

Leave a Comment