22.1 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Biznes i ri me femrat çeke: Martesa me një mashkull nga Kosova, ‘rroga’ deri në 10 mijë euro

Qendra çeke për luftë kundër krimit të organizuar ka paralajmëruar në raportin e vitit të kaluar për martesat e rreme të femrave çeke.

Në fakt, sipas tij, ato për shumat nga 1000 deri në 10 mijë euro martohen me meshkuj nga Kosova ose Turqia që t’ju sigurojnë qëndrim në Gjermani ose të përkujdesen që autoritetet gjermane të pezullojnë dëbimin e tyre, raporton “B92”, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht se bëhet fjalë për persona që kanë marrë vendimet për dëbime dhe me martesë e legalizojnë qëndrimin e tyre. Ofertën e kam marrë nga një person çek i cili kërkonte femra. Në euro kam fituar një shumë pesëshifrore”, deklaroi për “Mlada fronta Dnes” një femër e cila kërkoi të mbetet anonime e cila ishte “martuar” në Frankfurt.

Policia çeke ka ashpërsuar në vitet e fundit hetimet ndaj martesave në vend, ku brenda vitit zbulon mes 70 deri në 150 martesa të rreme, ka paralajmëruar qendra për luftë kundër krimit të organizuar.

Biznesi i martesave të rreme ka kaluar edhe në shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.

“Trendi i ri është kalimi i martesave të rreme edhe në shtete të tjera të BE-së. Grupe kriminale janë duke caktuar martesa të rreme kryesisht me shtetas turqë. Nuk është e lehtë të dëshmohet një veprimtari e tillë kriminale sepse femrat në të njëjtën kohë nuk shkojnë me dhunë, por përkundrazi për një ‘shërbim’ të tillë fitojnë shuma jo të vogla parash. Shpeshherë femrat qëndrojnë në territore të atyre shteteve të BE-së, ku punojnë edhe si prostituta në klube erotike”, ka paralajmëruar qendra në raportin e vitit 2018.

Policia çeke në bashkëpunim me kolegët gjermanë kanë zbuluar deri më tani rrjetin më të madh të mashtrimeve me martesat e rreme duke arrestuar katër femra çeke dhe disa kosovarë të cilët pas hetimeve të realizuara në Gjermani është dëshmuar se ishin në gjendje të siguronin qindra martesa të rreme që shtetasit e tyre të siguronin qëndrimin në Gjermani, transmeton lajmi.net.

“Çekeve formalisht u është siguruar puna dhe qëndrimi në Gjermani kurse burrat e tyre në bazë të martesave të trilluara të realizuara me ndihmë nga Kosova, kanë kërkuar qëndrim në Gjermani me arsyetimin e bashkimit familjar”, ka thënë zëdhënësi i Qendrës për luftë kundër krimit të organizuar, Jaroslav Ibehaj për “Mlade fronte Dnes”.

Çekeve të cilat përfitojnë nga 1000 deri në 10 mijë euro nuk do të ballafaqohen me dënime sepse me ligjet çeke një një veprimtari e tillë konsiderohet ilegale vetëm nëse kryhet brenda Republikës çeke. /Lajmi.net/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Thaçi-Dragusha: Kurti s’ka guxim të kandidojë për kryeministër, po i përkulet e vardiset LDK-së

shprehja

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja