October 2, 2022
Portali Shprehja

Blerim Reka nisi misionin diplomatik në Nju Jork (FOTO)

Profesori i njohur universitar Blerim Reka pas emërimit të tij në postin e konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Nju Jork ka nisur edhe takimet e para diplomatike.

Ai ka njoftuar se takimin e parë e ka zhvilluar sot me ambasadorin Ferit Hoxha, përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB-anëtare e Këshillit të Sigurimit.

“Takimi i parë në misionin e ri diplomatik. Me Ambasadorin Ferit Hoxha, përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB-anëtare e Këshillit të Sigurimit”, ka njoftuar Reka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reka para kësaj detyre ishte edhe ministër i Integrimeve Evropiane në Qeverinë “Kurti 1”, ndërsa ai është i njohur si profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, por në Maqedoninë e Veriut si kandidat presidencial në zgjedhjet e fundit presidenciale. (INA)

 

Të Ngjajshme

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë, shteti që s’po del nga brishtësia!

admin

Grabitësit terrorizojnë familjen në Klos, marrin mijëra euro

admin

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

admin

Leave a Comment