June 27, 2022
Portali Shprehja

Blerja absurde e Klopp: merr 33-vjeccarin pwr ekipin e dytw

Merkato e  futbollit përbëhet nga histori, sado absurde apo të papritura që të jenë ato. Liverpool ende po feston nënshkrimin e Darwin Nuñez, sulmuesit uruguaian që është bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Reds.

Dhe nuk ka rëndësi nëse Klopp do të kishte thënë se ai kurrë nuk do të blinte një lojtar për një çmim kaq të lartë, nëse duhet konkurruar me Manchester Cityn e Haaland në Premier League dhe nëse do të fitosh Champions League, nuk duhet kursyer asnjë shpenzim.

Tact Watches

Por merkato shkon përtej ish-sulmuesit të Benfica-s, sepse lëvizjet në dalje dhe në hyrje vazhdojnë në Anfield. Përfshirë atë që kthen në shtëpi Jay Spearing pas më shumë se dhjetë vjetësh.

Kthim i madh te Liverpool – Kush? Epo, Spearing nuk është pikërisht një emër i madh, duke marrë parasysh që në sezonin e sapombaruar ai luajti me Tranmere Rovers, një klub i League Two.

Megjithatë, sipas Telegraph, Liverpool do ta rikthejë atë në bazë, sepse pikërisht në fushat e Melwood ku mesfushori është rritur. Më pas karriera e largoi nga klubi ku debutoi, fillimisht në Champions League dhe më pas në Premier League.

Por tani është koha për t’u kthyer, për t’u bërë një nga elementët kryesorë të skuadrës U-23 të Liverpool-it, ekuivalenti i ekipit të moshave.

Problemi është se mosha e anglezit është 33 vjeç. Megjithatë, nga sa thotë e përditshmja britanike, do të jenë fëmijët e shumtë të talentuar të Reds ata që do të jenë shokët e tij të ardhshëm.

Shembull për të rinjtë – Synimi është që Spearing, i cili e njeh Liverpooli-n dhe filozofinë e klubit shumë mirë, të shndërrohet në një shembull për kampionët e së nesërmes.

Mesfushori do të ketë rolin e mësuesit dhe udhërrëfyesit për ata që i afrohen ekipit të parë, me shpresën për të përsëritur gjërat e mira të bëra në vitet e fundit me Alexander-Arnold.

Ndaj, Spearing nuk do të përfshihet as në listën për Premier League apo Champions League (edhe pse në këtë rast do të ishte shumë e volitshme, duke qenë se është formuar te moshat e Reds), por do të jetë sytë e Klopp në Under-23, duke nisur ndërkohë edhe rrugën për t’u bërë trajner.

Një lëvizje e veçantë dhe sigurisht blerja… më e papritur për këtë seancë merkato të zëvendës kampionëve britanikë.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment