June 5, 2023
Portali Shprehja

Blinken: Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka dënuar ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Në një reagim në Twitter Blinken i ka bërë thirrje Kurtit të ndalojë menjëherë këto veoprime që ai i ka quajtur “masa të dhunshme” dhe të ripërqendrohet në dialog.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”.

Ndryshe, Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Paraprakisht, Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve.

.

Të Ngjajshme

Një ari ka hyrë në furrë, ka trembur punonjësit dhe ka ngrënë 60 ëmbëlsira

26 vjet pas vdekjes së tij, Tupac merr një yll në Hollywood Walk of Fame

Shikoni çfarë i bënë amerikanët “Jugo” legjendar: Ekspozita e vitit 1997 është një hit i vërtetë

Leave a Comment