October 1, 2023
Portali Shprehja

Blinken në Kiev, pritet të shpallë ndihmën prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ndodhet në një vizitë të papritur në Kiev. Mediat e huaja, duke cituar një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raportojnë se zyrtari amerikan pritet të shpallë këtë mërkurë edhe ndihmën e SHBA-ve për Ukrainën prej një miliardë dollarësh.

Paketa e re e ndihmës, vuri në dukje zëdhënësi i DASH, do të synojë të përmirësojë mbrojtjen ajrore dhe të forcojë forcat e armatosura për të thyer “linjat vërtet të fuqishme të mbrojtjes” të rusëve, raporton Rbc-Ukraine. Ky është udhëtimi i parë nga një zyrtar amerikan që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase.

.

Të Ngjajshme

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Dua Lipa në filmin kinematografik, sëbashku me John Cena

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

admin

Leave a Comment