October 2, 2022
Portali Shprehja

Blinken reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë: Nuk do të tolerojmë Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosje të sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib, për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.

“Ne po evidentojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij, për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë interesat, infrastrukturën ose shërbimet e SHBA-së ose të aleatëve tanë”, shkruan Bliken në Twitter.

Kompania multinacionale Microsoft ka bërë publik një hetim që konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare.

Menjëherë pas sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare në mes të korrikut, Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet – të cilat tashmë janë konfirmuar të jenë drejtuar nga shteti i Iranit.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria./euronews.al/

.

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment