July 3, 2022
Portali Shprehja

“Bllokohet” Botman, shkon te Milan vetëm me një kusht. Ibra merr vendimin

Dukej një operacion i mbyllur në dimë, për të cilin pritej vetëm zyrtarizimi, por kalimi i Botman nga Lille te Milan është ndërlikuar.

Lojtari ka bërë të ditur se preferon kuqezinjtë ndaj Newcastle, një tjetër skuadër e interesuar për mbrojtësin holandez, por sipas Northern Echo është Lille ajo që ka bllokuar gjithçka, falë një marrëveshjeje më fitimprurëse me anglezët.

Tact Watches

Newcastle ka ofruar një shumë që, duke përfshirë edhe bonuset, do të arrinte në 40 milionë euro, 10 më shumë nga sa kanë ofruar kampionët e Italisë.

Ibrahimovic, përsëri me Milan-in

Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Milan-i edhe sezonin e ardhshëm. Suedezi, drejt skadimit të kontratës, do të rinovojë në javët në vijim.

Nuk ka nxitim, tashmë sulmuesi ndodhet me pushime me familjen dhe vijon punën për rikuperimin nga operacioni. Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për në fillim të vitit 2023, por kuqezinjtë duan ta presin atë.

Marrëveshje në parim për shifrat e rinovimit. Pagë ‘simbolike’ prej rreth dy milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat.

.

Të Ngjajshme

Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

admin

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

“Ëndërroj Barçën”, Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

admin

Leave a Comment