August 14, 2022
Portali Shprehja

Blloqet e tarifave për energjinë elektrike janë masë politike për të marrë vota

Gazetar: Miki Trajkovski

Masa e qeverisë për tarifat për pagesën e energjisë elektrike është krejtësisht politike, me qëllim që të ndihmohet vetëm një grup i caktuar i qytetarëve, thotë Konstantin Dimitrov, ekspert energjetik. Ai beson se në situatë të tillë ekonomia harrohet.

“Krijohet pabarazi, që do të thotë se ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, gjë që bie ndesh me logjikën ekonomike për t’i dhënë gjithmonë çmim më të lirë atij që blen më shumë, që shpenzon më shumë”. Është  masë politike sepse ndihmohen familjet, sepse aty është makineria e votimit”, tha Konstantin Dimitrov, Ekspert energjetik.

Sipas Dimitrovit, kompanitë janë lënë të gjenden vetë dhe kanë mbetur pa ndihmë në furnizimin me energji elektrike.

“Ekonomia është zhgënjyer dhe e lënë në kolaps. Nuk ka asnjë ndihmë për ekonominë në sektorin e energjisë, ndërsa ato krijojnë të ardhurat kombëtare bruto. Nëse nuk e ndihmojmë ekonominë, ajo paguan shumë shtrenjtë energjinë elektrike. Menjëherë do shtrenjtohet buka , çdo produkt tjetër do të bëhet më i shtrenjtë”, shtoi Konstantin Dimitrov, Ekspert energjetik.

Por nga EMV sigurojnë se do të prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike që të mos ketë import të shtrenjtë të energjisë nga jashtë.

“EMV, si kompania më e madhe shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, prodhon sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, sipas nevojave të furnizuesit universal EVN Home”, deklaroi Vasko Kovaçevski-drejtor i EMV-së.

Ndërkohë ekspertët si hap krejtësisht të gabueshëm në energjetikën e vendit e vlerësojnë jashtë vendit në terminalin e gazit të lëngshëm dhe termocentralin  Aleksandropolis në Greqi, si dhe dhënien me koncesion personave privat lokacionet më të mira për prodhimin e energjisë nga era, sepse ata më pas rrymën do ia shesin shtetit me çmimin e bursës./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment