“Bloomberg”: Kina ka raportuar informata të pasakta rreth Covid-19

loading...

Kina ka fshehur  përmasat  e epidemisë në territorin e tyre dhe ka treguar numra jo të saktë të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes me Covid-19, shkruan “Bloomberg”, duke u thirru në burime brenda shërbimit inteligjent amerikan.

Burimet janë anonimë, dhe kanë refuzuar të japin më tepër hollësi sepse raporti është rreptësisht konfidencial, por kanë cekur se në raport tregohet se si Kina në opinion ka lëshuar shifra jo të plota të rasteve të të infektuarve dhe të vdekjes nga koronavirusi. Në raport vihet në përfundim se të dhënat që i ka dhënë Kina janë të rrejshme.

Raporti është deponuar në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Kina ka njoftuar për rreth 82.000 persona të infektuar dhe rreth 3.300 raste të vdekjes, sipas të dhënave të institutit “Xhon Hopkins”. Në SHBA deri më tani ka pothuajse 213.000 njerëz të infektuar dhe mbi 4.750 të vdekur.

Në raport  flitet për raporte për mijëra urne të renditura me hi në afërsi të morgut në provincën Hubei, pas çka u paraqit dyshimi në opinion për numrat e publikuar nga Pekini zyrtar. Debora Birks, imunologe dhe anëtare e trupit koordinues të Shtëpisë së Bardhë për luftë me koronavirusin, deklaroi se publikimet kineze në publik kanë ndikuar në supozime gjithkund në botë për karakterin e virusit.

“Është serioze, por jo aq e madhe siç mund të pritej, duke gjykuar sipas asaj që tani po ndodhë në Itali dhe në Spanjë”, deklaroi Briks në brifingun e rregullt në Shtëpinë e Bardhë.

Nënpresidenti amerikan, Majk Pens theksoi “ajo që tani është evidente është se bota mësoi shumë më vonë se dhjetori, ndoshta një muaj më vonë, se Kina po përballet me epidemi”.

“Pohimi se vdekshmëria nga koronavirusi në SHBA është shumë më e madhe se në Kinë është jo e saktë. Edhe pa u komentuar materiale konfidenciale, e vërteta e hidhur është kjo: Partia komuniste kineze gënjeu, gënjen dhe do të vazhdojë të gënjejë për koronavirusin për ta mbrojtur regjimin”, deklaroi Ben Ses, senatori i ri republikan nga Nebraska.

Kina nuk është vendi i vetëm i dyshuar. Sipas edicionit, rastet e koronavirusit mbulohen edhe në vende si Irani, Rusia, Indonezia dhe posaçërisht Koreja e Veriut, e cila as që ka lajmëruar për ndonjë rast të sëmundjes. Ekziston dyshimi se numra më të vogël tregojnë edhe Arabia Saudite dhe Egjipti.

.

loading...

Të ngjajshme

Policia e Kosovës arreston dy shtetas rusë

shprehja

Lirohen çmimi i dizelit dhe benzinës

shprehja

Rama: Lajmi i mire, edhe 11 të shëruar sot

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë