May 12, 2021
Portali Shprehja

Boçvarski premton përzgjedhje transparente të kompanive për ndërtimin e korridoreve rrugore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, në emisionin “360 gradë” në Alsat, i pyetur për mendim në lidhje me njoftimet se zgjedhja e kompanisë për ndërtimin e korridoreve rrugore në vend nuk do të bëhet sipas Ligjit për prokurime publike por me marrëveshje të drejtpërdrejtë midis shtetit dhe kontraktorëve, ka thënë se procesi do të jetë transparent dhe se më shumë ekipe ekspertësh do të marrin pjesë në të.

“Njerëzit që janë në fushën e transparencës punojnë në këto procedura dhe unë dua të flas, dua t’i përfshij të gjithë. Mendimi është shumë i rëndësishëm për mua sepse nuk dua të ketë ndonjë njollë në lidhje me këtë procedurë, sepse duam të kontribuojmë” është shprehur Boçvarski.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment