November 30, 2020
Portali Shprehja

Boki 13 i shtrirë në spital, anulohet gjykimi

Gjykimi që Katica Janeva e filloi kundër Boki 13, është anuluar. Ish prokurorja specialja e ka paditur penalisht pasi në mënyrë të paautorizuar e ka fotografuar 22 herë derisa janë shoqëruar intensivisht ku më pas u arrestuan për zhvatje të biznesmenit Orce Kamçev mbi 1 milion euro. Seanca nuk u mbajt pasi Boki 13 është shtruar në spital. Nëse deri para tre muajsh Janeva dhe Boki ndanin ulësen e gjykatës, më 19 tetor në gjykimin e ri, tani do të jenë në anët e kundërta.

Nuk ngritëm padi për më shumë edhe pse kishte më shumë foto dhe incizime. Janë bërë nëpër vende të ndryshme. Kryesisht në shtëpi, por edhe në zyrën e Katica Janevës. “Mendoj se ka edhe nëpër restorante”-tha Delo Kadiev- avokat i Katica Janevës.

Katica Janeva nuk është më në Shkup. Arrestin shtëpiak e vuan në vendlindjen e saj në Gjevgjeli.

U kërkua heqja e arrestit shtëpiak, por gjykata refuzoi. Edhe pati edhe ankesë nga prokuroria. Konsideronin se arresti shtëpiak nuk duhet të qëndrojë më. Kërkuan të përcaktohet paraburgimi, por gjykata e refuzoi këtë”-pohoi Delo Kadiev- avokat i Katica Janevës.

Fotografitë për të cilat Janeva e paditë privatisht Bokin janë ato që prokuroria i paraqiti si provë në rastin “Reketi”. Në disa prej tyre Janeva ishte fotografuar me para. Ish prokurorja speciale u dënua me shtatë vjet burg ndërsa Boki 13 me nëntë. Të dy kanë parashtruar ankesa para Apelit. I akuzuari i tretë Zoran Milevski- Kiçeec tashmë është dënuar me tre vjet dhe po pret akt-udhëzim për në burg.

 

Bojan Stojanovski

 

Të Ngjajshme

Snopçe: Kuvendi shpërfill gjuhën shqipe

admin

Shtyhet miratimi i kornizës negociuese, s’ka datë për Konferencën Ndërqeveritare

admin

Premtime të reja për veting në drejtësi, Mariçiq: Së shpejti strategjia për “pastrim”

admin

Leave a Comment