December 3, 2020
Portali Shprehja

Boki-13: Kam pasur presion nga vagabondët politikë

Bojan Jovanovski-Boki 13 në seancën e sotme gjyqësorë theksoi se edhe pse ka pasur presion politik ndaj tij, ai nuk i është nënshtruar kërcënimeve.

“Nuk iu nënshtrova presionit politik të vagabondëve politikë”, tha Boki në gjykatë, pas çka iu ndërpre fjala.

Jovanovski tha se gjykatësja është nën ndikim të politikës.

Ai gjithashtu kërkoi përjashtimin e gjyqtares Sofçe Gavrillova pasi që mendon se ajo është e njëanshme sepse po e njëjta ka qenë pjesë e Këshillit Gjykues që e dënoi Boki-13 me nëntë vjet burg në rastin “Reketi”, ku u shpall fajtor për zhvatjen e më shumë se një milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev.

Gjykimi për rastin Lidhja Ndërkombëtare ka vazhduar me tension dhe argumente midis gjykatësit dhe të akuzuar, ku përveç Bokit-13, të akuzuar janë edhe babai i tij Mile, dy bashkëpunëtorë dhe ish nënkryetarja e LSDM-së dhe ish-deputetja Frosina Remenski.

The post Boki-13: Kam pasur presion nga vagabondët politikë appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

admin

33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID

admin

Qeveria miratoi rekomandimin e KSI-së për hapjen e ski-qendrave

admin

Leave a Comment