December 1, 2020
Portali Shprehja

Bologna-Sassuolo mbyllet me një përmbysje të çmendur (VIDEO)

Sassuolo ka marrë një fitore të pabesueshme në fushën e Bologna-s.

Skuadra e De Zerbi-t, në fakt, ka qenë në disavantazh të dy golave 30 minuta para fundit të takimit, por ka arritur të përmbysë gjithçka në harkun e 13 minutave.

Pasi pjesa e parë është mbyllur 2-1 në favor të vendasve, Orsolini ka realizuar të tretin për Bologna-n në minutën e 60-të duke krijuar idenë se takimi mund të konsiderohej i mbyllurm, por nuk ka qenë kështu.

Sassuolo ka ngushtuar diferenca me Djuricic në të 64-ën dhe ka barazuara ndeshjen në të 70-ën me Caputo-n. Tri minuta më vonë ka ardhur autogoli i Tomiyasu që ka vulosur fitoren e miqve.

Sassuolo, një nga ekipet surprizë të këtij fillim sezoni të Serisë A, është ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 10 pikë. Bologna ka rënë në të 16-in me 3 pikë.

.

Të Ngjajshme

Klopp dorëzohet: Nuk kam lojtarë të mjaftueshëm!

admin

“Nuk e ndërroj Realin me asnjë në botë! Si mik dhe madrilen, Ramos duhet të qëndrojë”

admin

Simeone karikon ambientin: Suarez mund të rezultojë negativ!

admin

Leave a Comment