October 21, 2021
Portali Shprehja

Bombarduesit “luksozë”, avionët amerikanë do të kenë motor Rolls-Royce

Rolls-Royce fitoi garën kundër kompanisë që kishte kontratën e mëparshme, Pratt & Whitney, si dhe kundër General Electric, në një proces tenderimi që zgjati disa vite.

Fitorja e kësaj kontrate e rriti me 9% vlerën e aksioneve të kompanisë, shifra të nevojshme për Rolls-Royce, që gjithsesi nuk ka arritur akoma në shifrat e para pandemisë.

Motorët në fjalë, të quajtur F130, do të ndërtohen në fabrikën e Rolls-Royce në Indianapolis, do të zëvendësojnë motorët ekzistues të bombarduesve B-52. Forcat Ajrore Amerikane kanë planifikuar t’i mbajnë në shërbim këta avionë deri në vitin 2050. Në total, për rinovimin e tyre do të shpenzohen 11 miliardë dollarë.

B-52 është bombarduesi më i vjetër amerikan, që ka nisur të fluturojë gjatë Luftës së Ftohtë në vitet 1950, kur mbante edhe bomba bërthamore. Misioni i fundit në të cilin është përdorur avioni është tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani.

Rolls-Royce ka investuar 600 milionë dollarë në fabrikën e saj në Indianapolis, ku do të prodhohen 650 motorë. Nga kjo kontratë do të krijohen edhe 150 vende të reja pune./A2CNN

Të Ngjajshme

Bitcoin i afrohet vlerës më të lartë të të gjitha kohërave – Ekspertët rritje në vlerë si asnjëherë më parë

admin

Facebook planifikon të ndryshoj emrin e aplikacionit, cili do jetë emri i ri?

admin

Bitcoin thyen rekord përsëri dhe arrin vlerën më të lartë të të gjitha kohërave – Kjo është vlera momentale

admin

Leave a Comment