18.5 C
Skopje
July 16, 2019
Informacione Vendi

“Bombashët e Kumanovës” kërkojnë rigjykim për rastin e montuar kundër tyre

Tact

Si në rastin e Sopotit, edhe tetë shqiptarët e dënuar në rastin e njohur “Bombashët e Kumanovës”, kërkojnë të dëshmojnë pafajësinë e tyre, shkruan gazeta Lajm.

Mbi ta rëndonte akuza për shpërthimin e një bombe në Kumanovë dhe një mine në hekurudhën Shkup-Beograd në vitin 2003.

Njëri nga të dënuarit është Agim Behluli, i cili më 10 shkurt të vitit 2005 u dënua me shtatë vjet burg. Agimi thotë se rasti kundër tij dhe grupit të ashtuquajtur “Bombashët e Kumanovës” ka qenë i montuar.

Ai kërkon rikthimin e lëndës nga fillimi për të dëshmuar pafajësinë ndonëse dënimin tashmë e ka vuajtur.

“Atëherë e pritnim rastin e Sopotit të mbarojë, të shohim se çfarë epilogu do të ketë për ata dhe të fillojmë edhe ne. Meqenëse ata u shpallën të pafajshëm, tani ne kemi ngelur, dhe për ne të kujdeset dikush, dhe të na shpall të pafajshëm sikur sopotasit, pasi nuk meritojmë të ngelim në arkivin e gjyqit të Kumanovës si terrorist”, thotë Behluli për gazetën Lajm.

Agim Behluli më 25 shkurt të vitit 2011 u lirua nga burgu. Që atëherë, ai nuk pushoi së kërkuari drejtësi, por pa sukses.

“Po mos të kemi përkrahje politike, ku përmendet edhe nëse kemi pasur takim me kryeministrinë. Jo nuk kemi pasur, por nuk do të ishte keq të bisedojmë dhe disi tia gjejmë fundin kësaj pune. Gjykimi të përsëritet dhe nëse plotësohen kushtet që të përsëritet, jam i gatshëm jo shtatë vjet, por le të më dënojnë 70 vjet, nëse kanë përse të më dënojnë. Edhe njëherë le të më dënojnë. Unë e di se ata s’kanë pse të më dënojnë, e di që kot e kanë pasur, por dikush ka qenë i detyruar ta bëjë një rast të montuar dhe ata vet e dinë, mirëpo jam duke shpresuar në reformat e reja në gjyqësi ”, shton ai për gazetën Lajm.

Pavarësisht se ka vuajtur dënimin, Agimi ende ka probleme me shtetin. Ai thotë se prej kur ka dal nga burgu përballet me probleme me policinë në kufi, sa herë që udhëton jashtë vendit.

“Dikush thotë që mbarove burgun dhe tash je mirë. Po mirë jam shyqyr me shëndet, por unë dua të udhëtojë, të jem i lirë dhe dua të shkojë jashtë shtetit. Tash unë kam pasoja pas burgut, akoma ndalem në kufi dhe nga gjysmë deri në një orë kontrollohem dhe më pyesin se ku shkojë, pse shkojë. Dhe, prapë kur kthehem, a erdhe dhe kur erdhe, pyetje banale që më bëhen. Unë lëre që pafaj, por edhe me pasoja”, thekson Behluli për gazetën Lajm

Ai tregon se më së vështiri në burg e ka pasur kur nuk është lejuar që të marrë pjesë në varrimet e dy prindërve të tij.

“Çka më solli burgu nëse më pyet: Më solli shumë të këqija, më ktheu shumë mbrapa. Mi humbi dy prindërit e mi. Gjatë burgut pas tetë muajve më vdiq babai, pas një viti edhe nëna, dhe ata të burgut nuk e panë të udhës të marrë pjesë në varrimin e prindërve të mi. Atë nuk do ta harrojë kurrë. Kjo më ka lënë mbresë më të keqe sa i përket burgut, sepse shyqyr zotit jam mirë, iu kam kthyer jetës. Fëmijët i kam në rrugë të mbarë, me familjen jam mirë”, tregon Agim Behluli.

Me kërkesë të familjes së tij Gjykata Supreme kishte sjell vendim për zvogëlimin e dënimit për nëntë muaj, ndërsa për sjellje të mirë, edhe burgu i Idrizovës Agmit ia fali tre muaj nga dënimi./lajm

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Përveç Katica Janevës edhe një prokuror/e tjetër e involvuar te rasti “Boki 13”?

shprehja

Ky është biznesmeni i shantazhuar që ‘dridhi’ Specialen në Maqedoni

shprehja

VIDEO/ Bastiset televizioni i njohur në Shkup dhe pronari i saj

shprehja