December 3, 2022
Portali Shprehja

Bora e parë në Maqedoni për këtë vit

Bora e parë e këtij sezoni ra në majën Pelister të malit Baba. Fotoja është publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Sipas Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, sot në të gjithë vendin do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të ketë vranësira me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nga e hëna do të vijojë mot stabil.

Për krahasim, vitin e kaluar bora e parë ra në Pelister gati një muaj më herët, pra më 8 tetor.

Të Ngjajshme

Pushteti lavdërohet për ulje të çmimeve, por situata nëpër dyqane është krejt ndryshe

Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Alarm në Britani, katër fëmijë humbën jetën nga bakteri brenda pak ditësh

Leave a Comment