November 29, 2021
Portali Shprehja

Boris Kondarko, kryetar i ri i LSDM-së dhe kryeministër i vendit?

Anëtari i KSHZ’së, Boris Kondarko pritet të jetë pasuesi i Zoran Zaevit në krye të LSDM’së dhe në krye të qeverisë së vendit, pas tërheqjes së Zaevit. Kështu mëson in7 nga burime të larta brenda socialdemokratëve. Emri i tij ka dalur si zgjidhje më e mirë për t’i bashkuar të gjitha rrymat brenda kësaj partie e sidomos përkrahësve të ish kryeministrit dhe presidentit, Branko Cërvenkovski. Ky i fundit ka shprehur publikisht qëndrimet e tij kundër politikave të Zaevit, sidomos në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por në veçanti ka pasur vërejtje për trajtimin që Zaev ua bën strukturave dhe aktivistëve të partisë.

Kondarko ka qënë për dy mandate deputet i LSDM’së, prej vitit 2002 deri në vitin 2008. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qënë Kryetar i KSHZ’së, ndërsa së fundmi anëtar i këtij komisioni. Ai ka një përvojë të gjatë si në politikë ashtu edhe në profesionin e juristit. Edhe pse pozita që aktualisht e ka në KSHZ nuk ia lejon të jetë anëtar partie, sërish njihen qëndrimet e tij “pro LSDM”. Lidhjet e tij me këtë parti janë të thella dhe të pashmangshme.

Tact Watches

Kreu i ri i LSDM’së pritet të zgjidhet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa emri i Boris Kondarkos po mbahet i fshehtë brenda strukturave partiake. Mësohet se përkrahës më i madh i Kondarkos është ish kryetarja e kësaj partie, Radmilla Shekerinska, e cila njihet edhe si bashkëpunëtore e ngushtë e Cërvenkovskit. Krahu i Shkupit në LSDM qëndron pas Kondarkos, ndërsa edhe Spasovski, pozita e të cilit është lëkundur pas zgjedhjeve të fundit, po e përkrah Kondarkon, por si zgjidhje e përkohshme në krye të partisë./in7.tv

Të Ngjajshme

Mbi 8 mijë raste aktive me Covid-19 në RMV! KSI prite të diskutojë për variantin e ri Omicron

admin

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën “Struma” pritet që sot të transferohen në Shkup

admin

Tetovë, vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë vetëm në Shtëpinë e Shëndetit

admin

Leave a Comment