September 30, 2020
Portali Shprehja

Borrell: BE s’mund të konsiderohet forcë gjeopolitike nëse nuk e stabilizon Ballkanin

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka paralajmëruar se nëse Bashkimi Evropian nuk stabilizon Ballkanin dhe nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet si forcë gjeopolitike.

Në një intervistë për Financial Times, Borrell ka thënë se Ballkani paraqet një shqetësim për Brukselin.

Nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë e vështirë të konsiderojmë veten një forcë gjeopolitike, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë, vetëm evropianët”, tha ai.

Borrell tha se Brukseli angazhohet për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por që ka mosmarrëveshje të shumta midis Serbisë dhe Kosovës.

Të Ngjajshme

Mediat turke: Ushtria jonë, gati për në front kundër Armenisë

admin

Nga Serbia pa teste dhe karantinë mund të udhëtoni vetëm në 17 shtete (LISTA)

admin

Në Shqipëri sot fillon vaksinimi për gripin

admin

Leave a Comment