Borrell kërkon takim urgjent për situatën në Siri

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrit të Jashtëm për shkak të përshkallëzimeve të luftimeve në Siri.

Takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të BE do të mbahet javën e ardhshme, tha ai.

Në një deklaratë, Borrel tha se luftimet e përtëritura brenda dhe përreth Idlibit paraqesin një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Bashkimi Evropian duhet të dyfishojë përpjekjet e tij për të trajtuar këtë krizë të tmerrshme humanitare me të gjitha mjetet në dispozicion të tij,” tha ai.

Borrell shtoi se BE po monitoron nga afër situatën e migracionit në kufijtë e jashtëm të Unionit dhe është e angazhuar të mbështesë Greqinë dhe Bullgarinë.

Ai thekson se marrëveshja e arritur nga BE dhe Turqia për ndalimin e valës së migrantëve duhet të ruhet.

Ndryshe, edhe Komisioni E vropian bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshëm për shkak të presionit të ri nga migrantët nga Siria, të cilët përmes Turqisë dëshirojnë të hyjnë në BE

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

shprehja

Shkup, zjarri kaplon spitalin “13 nëntori”

shprehja

Shqipëri, regjistrohet viktima e pestë nga koronavirusi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë