December 5, 2022
Portali Shprehja

Botërori i Katarit i mbulon kombëtaret pjesëmarrëse me “ar”, ja super shpërblimi për fituesin

Kupa e Botës në Katar nuk do të mbahet mend vetëm për natyrën e jashtëzakonshme të organizimit në mes të sezonit futbollistik, por do të jetë edhe edicioni më i pasur në historinë e këtij kompeticioni madhor të kombëtareve. Në fakt, siç thuhet në faqen e FIFA-s, gjithsej 440 milionë dollarë çmime janë për t’u ndarë mes federatave pjesëmarrëse, sipas kritereve të sakta, një shumë 20% më e lartë se ajo e vendosur për “Rusia 2018”.

Kombëtarja që do të fitojë përfundimisht Kupën e Botës në Katar do të arkëtojë 42 milionë dollarë. 440 milionët do të shpërndahen mes të gjitha kombëtareve që do të kualifikohen në fazën finale: kushdo që del në 1/16 do të marrë 13 milionë, 17 për çerekfinalistët, 25 milionë për vendin e katërt, 27 milionë për vendin e tretë, ndërsa i dyti do të fitojë 30 milionë. Fituesi, kampioni i ri i botës, siç u përmend, do të shpërblehet me 42 milionë dollar për suksesin.

Secilit ekip pjesëmarrës do t’i jepet 1.5 milion dollarë kompensim për kostot e përgatitjes. Kjo shumë, përveç shpërblimeve të ndryshme që secila federatë bie dakord me lojtarët e saj në bazë të rezultatit të arritur. Në Kupën e Botës do të merren edhe çmime të tjera si “Këpuca e Artë”, “Topi i Artë”, “Doreza e Artë”, lojtari i ri më i mirë, lojtari dhe skuadra ‘All-Star’.

Jo vetëm kaq: FIFA ka siguruar edhe 209 milionë dollarë për klubet që do të “huazojnë” lojtarët e tyre në kombëtaret përkatëse (çdo ditë qëndrimi në turne do të kompensohet me 10 mijë dollarë. Në total janë 70 lojtarë në garë, që luajnë në ligat italiane, më saktësisht 67 në Serie A dhe 3 në Serie B).

 

.

Të Ngjajshme

SUPER HEROI I KROACISË QUHET LIVAKOVIC | Mbarron ëndrra e Japonisë, Kroacia në çerekfinale (PAMJET)

admin

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Leave a Comment