September 26, 2020
Portali Shprehja

Brahim Diaz flet për herë të parë si milanist: Ja si do t’i argëtoj tifozët

Brahim Diaz është një lojtar i ri i Milan-it.

21-vjeçari, që është transferuar në Milano nga Madridi me formulën e huazimit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit kuqezi:

“Përshtypjet e para janë shumë pozitive. Kuptohet menjëherë çfarë klubi është Milan-i, është një privilegj të jesh te një klub i madh si ky, me një histori të pabesueshme”.

“Nuk kam patur akoma mundësi të flas me Theo Hernandez, por sigurisht do të ndodhë në stërvitjen e parë, do të më japë një mirëseardhje të ngrohtë. Besoj se do ta kem të lehtë të përshtatem, është një grup i madh “.

Numri 21 – “Është një nder për mua të kemi numrin e Ibrahimovic, është një presion i madh, por më  pëlqen, sepse ai është një legjendë e kësaj skuadre”.

Zidane – “Kam punuar me trajnerë si Guardiola dhe Zidane. Të dy kanë luajtur në Itali, Zidane ka qenë shumë i sjellshëm me mua dhe më ka folur gjithmonë mirë për Serinë A”.

Idhulli – “Ka shumë, nuk arrij të zgjedh vetëm një. Lojtarë që mbulojnë role të ndryshme, që bëjnë diferencën. Për momentin mendoj për veten dhe si të ndihmoj skuadrën. Shpresoj t’i argëtoj tifozët”.

Karakteristikat – “Ajo që do të vlerësojnë më shumë do të jetë puna, talenti nuk mjafton. Shpresoj që të argëtohen me mua dhe shpërthimet e mia, nga krahët dhe nga qendra”.

.

Të Ngjajshme

United, Solskjaer do dy blerje të tjera para mbylljes të merkatos

admin

Inter befason rivalët, ka gati zëvendësuesin e Skriniar

admin

BEFASI: Conte largon mbrojtësin lider, merr zëvendësuesin e United / Mourinho në aksion

admin

Leave a Comment