March 25, 2023
Portali Shprehja

Braziliani Nejmar merr vendimin që “ngrin” parizienët

PSZH ka disa kohë që po përpiqet “ta heqë qafe” Nejmarin, por për të nënshkruar me brazilianin nevojitet një investim që pak klube mund ta përballojnë.

Sipas informacioneve të raportuara nga “The Athletic”, ish-lojtari i Barcelonës mund të qëndrojë në “kafazin e tij të praruar”, ta përfundojë karrierën e tij në Paris, duke zgjedhur të marrë pagën stratosferike para gjithçkaje tjetër.

Në fund të fundit, kontrata deri në vitin 2027 dhe paga faraonike janë arsye të mira për të qëndruar. Braziliani nuk duket shumë i “vënë në sedër” nga shgënjimet personale dhe ekipore, teksa Ligën e Kampionëve dhe “Topin e Artë” duhet t’i shohë “me dylbi” tashmë, më tepër se kurrë. Në këtë moshë, ai preferon qartësisht milionat para arritjeve të mundshme madhore në ndonjë klub tjetër.

Ndërkohë, konfirmohet buxheti i ngushtë për merkaton e PSZH. Sipas “Goal”, klubi nga kryeqyteti francez do të ketë në dispozicion “vetëm” 80 milionë euro. Kuptohet se do të nevojiten edhe transferta të rënda në dalje për të operuar. Për këtë arsye, Nejmar apo Leo Messi mund të largohen. I pari nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rreth 40 milionë euro në sezon, ndërsa i dyti do të largohej falas në verë, sepse i mbaron kontrata në fuqi.

.

Të Ngjajshme

Shqipëria prezanton fanellat e reja me simbolin e shqiponjës dykrenore

Hetimi, Ronaldo ka ‘nënshkruar’ marrëveshje sekrete me Juven

OBSH: Rritet numri i vdekjeve nga tuberkulozi në Evropë

Leave a Comment