May 23, 2022
Portali Shprehja

Bredi, firmos kontratën më të pasur në historinë e gazetarisë sportive

Qendërmbrojtësi legjendar Tom Bredi do t’i bashkohet ekipit të “Fox Sports”, si analist gjatë vitit të ardhshëm, pasi që të përfundojë karrierën e tij në futbollin amerikan e njohur si “NFL”.

Tact Watches

Lojtari aktual i “Tampa Bay” dhe ish-legjenda e Nju England ka firmosur një kontratë të pabesueshme me vlerë 375 milionë dollarë për 10 vjet. Ai do të jetë analisti më i paguar në historinë e gazetarisë sportive në Shtetet e Bashkuara.

Është interesante se Bredi ka fituar 332.9 milionë dollarë nga kontratat për karrierën e tij tepër të gjatë, e cila ka zgjatur nga viti 2000, që do të thotë se si analist ai do të fitojë shumë më tepër në një kohë më të shkurtër.

Bredi, 44 vjeç, ka fituar shtatë unaza të “Super Bowl”-it deri më tani, gjashtë me ekipin “Patriots” dhe një me “Bukeners”.

.

Të Ngjajshme

Kalimtarët e fotografojnë nga mbrapa, derisa shijon akulloren rrugëve të Italisë, ja për kë bëhet fjalë?!

Verstapen fiton në Barcelonë, dështon makina e Leklerkut

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Leave a Comment