March 21, 2023
Portali Shprehja

Breshëri raketash ruse ndaj Ukrainës

9 të vrarë nga goditjet me 81 raketa.

Këto janë pasojat e vale të madhe sulmesh me raketa ruse që goditën gjithë territorin ukrainas këtë të Enjte. 9 persona humbën jetën nga një sulm me të paktën 80 raketa nga ushtria ruse. Këto filmime tregojnë dëmet në zonat civile që shkaktoi rënia e raketave në Lviv, në perëndim të Ukrainës, ku janë shënuar shumica prej 5 të vdekurish. Tre persona të tjerë humbën jetën në rajonin e Hersonit dhe 1 në Dnipor.

Disa prej raketave goditën sistemin e furnizimit me energji elektrike të centralit bërthamor të Zaporizhias. Raketat goditën linjat e energjisë elektrike edhe në qytete të tjerë duke lënë për disa orë pa energji pjesën më të madhe të Harkivit e Kievit.

Moska tha se arsyeja e sulmit është hakmarrja ndaj atyre që Moska i quajti akte sabotazhi për llogari të Ukrainës muaji e kaluar, ku një seri sulmesh me dronë goditën disa depozita nafte në qytetin kufitar rus të Brianskut. Kievi tha se disa prej raketave të përdorura për sulmin e kësaj të Enjteje ishin hipersonike.

.

Të Ngjajshme

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kërkohet reduktimi i kohës për paraqitjen e provave

Si të zgjidhni problemet e lidhjes Wi-Fi?

Leximi është i mirë për shëndetin tuaj e sidomos para gjumit, por a e dini pse?

Leave a Comment