December 5, 2022
Portali Shprehja

Britania do të dërgojë helikopterë në Ukrainë për herë të parë

Mbretëria e Bashkuar në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën do të dërgojë për herë të parë helikopterë, Sea King.

Helikopterët “Sea King” nuk janë përdorur që nga viti 2018 kur ishin përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore ashtu edhe nga Marina Mbretërore, shkruan Skynews.

Duke njoftuar masën, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ishte “e palëkundur”.

Ai është aktualisht në Norvegji duke takuar aleatët për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se do të sigurojë 10 mijë fishekë artilerie.

.

Të Ngjajshme

Mbyllen 15 minutat e para të shtesave, mbetet 1-1 rezultati mes Japonisë dhe Kroacisë

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Leave a Comment