February 1, 2023
Portali Shprehja

Bruklini shënon fitore në sekondat e fundit, Memfisi kap Denverin

Skuadra e Bruklinit i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores në sekondën e fundit ndaj Majamit, me 102-101. Ndeshje me shumë emocione, ku për Nets u dallua Irving me 29 pikë. Në kahun tjetër, Batler e Herro realizuan 50 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Memfis kap Denverin në krye të renditjes në Perëndim, pas fitores 123-118 ndaj Juta Xhazit. Bejn me 24 pikë e Xhouns me 21 bënë diferencën në fushë për Memfisin. Jashtë fushe fiton Filadelfia, që mundi 123-111 Detroitin, ndeshje ku u dallua Xhejms Harden me një “triple double”, 20 pikë, 11 kërcime e 11 asist.

Vijon të zhgënjejë Feniksi, që u mund 112-98 në fushën e tij nga Klivlendi. Mitçell e Garland realizuan nga 22 pikë secili për Klivlendin. Oklahoma, falë 33 pikëve të Shai mundi 120-109 Dallasin, ndërsa Atlanta fitoi 112-108 ndaj Klipers, sfidë ku Trej Jang shkëlqeu në fushë, duke realizuar 30 pikë për miqtë.

NBA – Rezultatet

Detroit – Philadelphia, 111-123

Toronto – Portland, 117-105

Indiana – Charlotte, 116-111

Memphis – Utah Jazz, 123-118

Miami – Brooklyn, 101-102

Houston – Minnesota, 96-104

Oklahoma – Dallas, 120-109

Phoenix – Cleveland, 98-112

Clippers – Atlanta, 108-112

.

Të Ngjajshme

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Leave a Comment