December 3, 2020
Portali Shprehja

Bruksel, Frontex nis misionin në kufirin detar të Malit të Zi

Agjencia kufitare e Bashkimit Europian, Frontex, nisi sot një operacion në Malin e Zi, që synon trajtimin e krimit ndërkufitar në kufirin detar të vendit, njoftoi agjencia në një deklaratë.

“Qëllimi i operacionit në Malin e Zi, një fqinj i BE-së dhe vend kandidat, është të luftojë kontrabandën e drogës, armëve dhe migrantëve, si edhe të parandalojë trafikimin njerëzor dhe terrorizmin”, tha Frontex.

“Mali i Zi është një partner thelbësor për BE-në dhe për Frontex-in në rajon. Kjo është arsyeja pse vendosëm të forcojmë praninë tonë në vend, me kërkesë të autoriteteve malazeze dhe të fillojmë operacionin e dytë, këtë herë në kufirin detar të vendit”, theksoi kreu i Frontex, Fabrice Leggeri.

Agjencia do të ndihmojë patrullimet kufitare malazeze duke siguruar mbështetje ajrore dhe vendosje të oficerëve specialistë nga shtetet e BE-së.

Gjithashtu, ajo do të sigurojë mbështetje në operacionet e kërkim-shpëtimit, kontrollin e peshkimit dhe mbrojtjen e mjedisit.//ATSH

Të Ngjajshme

Zgjedhjet, kritika të forta të Venecias për mënyrën e ndryshimeve Kushtetuese në Shqipëri

admin

Avdyli e quan Mustafën komunist të Jugosllavisë dhe BRSS’së: Ti je shkolluar në Kumorvc, Osmani në Amerikë

admin

Vdiq ish-presidenti i Francës, Valery Giscard d’Estaing

admin

Leave a Comment