October 2, 2022
Portali Shprehja

Bruksel, më 15 shtator fillon procesi i skriningut RMV-BE

Në 15 shtator, delegacione zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë  fillojnë në Bruksel procesin teknik të ekzaminimit të legjislacionit të dy vendeve krahasuar me atë të Bashkimit Europian. Ky ekzaminim, i ashtuquajtur “screening” ka për qëllim përafrimin e dy vendeve me legjiclacionin e deritanishëm të Bashkimit Europian. Në përfundim të këtij procesi, Komisioni Europian harton raporte të ekzaminimit, për të rekomanduar hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç e shpjegon dhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez:

Në vijim të konferencës së parë ndërqeveritare në 19 korrik me të dyja vendet që u mbajt  një ditë pasi Këshilli i BE-së aprovoi kuadret negociuese me të dyja vendet, Komisioni Europian filloi menjëherë punën përgatitore për procesin e ekzaminimit (screening). Eshtë një proces teknik dhe gjatë muajve të ardhshëm do të kemi një program pune shumë të ngjeshur, shumë intensiv. Do ketë shumë kontakte midis Komisionit Europian nga njëra anë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër. Ne parashikojmë që ky proces i ekzaminimit mund të zgjasë deri një vit. Në përfundim të këtij procesi, grupkapitulli për fushat themelore do të hapet i pari dhe do të mbyllet i fundit, siç parashikohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Kjo metodologji vendos një fokus edhe më të fortë në fushat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat ekonomike dhe qeverisja ekonomike”, deklaroi Ana Pisonero Hernandez Zëdhënëse e KE-së.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të mbyllin negociatat e anëtarësimit vetëm kur të mund të përafrojnë dhe zbatojnë krejtësisht grupkapitullin mbi legjislacionin për sundimin e ligjit, të drejtat tjemelore dhe demokracinë. Hapja e grupkapitujve të negociatave të anëtarësimit mund të realizohet me një ritëm relativisht të qëndrueshem, por mbyllja  e tyre është një proces shumë strikt. Kjo shpjegon pse Mali i Zi, vendi më i avancuar altualisht nê procesin e negociatave të anëtarësimit ka mundur të hapë të gjithë kapitujt, por jo t’i mbyllë ato./Erisa Zykaj- Tv Klan Bruksel/

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment