November 28, 2022
Portali Shprehja

Brukseli reagon për zhvillimet në Veri

Gazetar: Shkelzen Aqifi

Me tone të forta, këngë nacionaliste, e intonim të himnit të Serbisë, një ditë pasi njoftuan largimin nga Institucionet e Kosovës, serbët mbajtën tubim në veri të Mitrovicës, ndërsa në duar mbanin flamuj të Serbisë e pankarta të shumta me përmbajtje, ‘Ne kemi një shtet, Serbinë’, ‘Të gjithë jemi Nenad Gjuriq’, dhe të ngjashme.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq nga tubimi në veri kërkon Asociacionin dhe tërheqjen e vendimeve për targat ilegale. Ai tha se serbët përmes dorëheqjeve janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

“Me dorëheqjet tona ne jemi duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare. Kujtojeni faktin se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe liderët tjerë nga Prishtina shumë herë kanë përsëritur se për ta nuk ekziston marrëveshja e Brukselit dhe se kurrë nuk do të bëhet Asociacioni i komunave serbe. Marrëveshjet nuk iu interesojnë me ç’rast kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe kanë pështyrë në fytyrë të Unionit Evropian, e cila ka qenë garant i zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe garanci për neve se nuk do të jemi të mashtruar”, deklaroi Goran Rakiq, Kryetar i Listës Serbe

Pas zhvillimeve të mbrëmshme kur serbët njoftuan se braktisin Institucionet e Kosovës, Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.

“Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”

 Në emër të BE-së, Borell i bëri thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale. Nga ana tjetër, Borrell i kërkoi Kosovës që të zgjatin menjëherë procesin e riregjistrimit të automjeteve duke e pezulluar kështu edhe vendimin për ndëshkimin e automjeteve me targa të paligjshme. /alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Opozita maqedonase insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kujdes! Edhe tetë gota ujë në ditë janë ende shumë sipas shkencës!

Leave a Comment