August 16, 2022
Portali Shprehja

Bullgari, Radev prezanton qeverinë e re teknike

“KENI DETYRË TË VËSHTIRË TË UDHËHIQNI NË KUSHTE TË KRIZËS”

Duke ua uruar qeverinë e re teknike në Sofje njëzet anëtarëve të saj, Presidenti Rumen Radev theksoi se para tyre është detyrë e vështirë të udhëheqin me vendin në kushte të krizës serioze në vend dhe në botë, raporton Klan M.

“Keni për detyrë të udhëhiqni në kushte të krizës së thellë, pa mbështetjen e Parlamentit funksional dhe në korniza të ligjdhënies aktuale e cila gjithnjë e më shpesh i nënshtrohet provimit nga dinamika e ngjarjeve. Rreziku që lufta të përfshijë territore të reja është real dhe prioriteti i parë për qeverinë e re bullgare është të parandalojë përfshirjen e Sofjes në konflikt.” – deklaroi Rumen Radev, presidenti Bullgar.

Kryeministri i ri teknik ka qenë ëshilltar në kabinetin e Radevit dhe ishministër i punës.

“Nga kolegët zv/kryeministra dhe ministra pres 100% punë, organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të ndershme, vendosjen e besimit në mes institucioneve të cilat e përfaqësojnë shtetin, kërkim të daljes nga të gjitha krizat, ulje të tensioneve politike.” – tha Gollob Donev, kryeministër teknik.

Temën “Maqedonia e Veriut” gjatë dy viteve të fundit pothuajse çdo ditë e pranishme në debatin politik në Sofje, e ka përmendur vetëm Kryeministri i deritanishëm Kiril Petkov, në mesazhin për qytetarët të mos lejojnë kthim të strukturave të vjetra politike, qëllimi i të cilave është vjedhja e parave të popullit.

“Për Kalin e Trojës në qeveri, Sllavi Trifonov , nuk dëshiroj as të flas sepse besoj se tashmë është pjesë e historisë. Derisa këndonte për Maqedoninë, tërhiqte miliarda pa kontroll. Mos lejoni më politikanë të tillë, kërkoni më shumë. Bullgaria mund të bëjë më shumë.” – tha Kiril Petkov.

Petkovi theksoi se në vend të Bullgarisë apokaliptike, kabinetit të ri po i dorëzojnë një Bullgari stabile, me disa projekte të mëdha korruptive të zbuluara dhe me mekanizma të reja për parandalimin e korrupsionit në vend. /KlanMacedonia/

Të Ngjajshme

“Më kanë vjedhur tre pasaporta”, Trump akuzon agjentët e FBI-së pas bastisjes së zyrës

admin

Dënohet mësuesi shqiptar në Angli, u kap me 275 mijë paund për trafikim kanabisi

admin

Ndahet nga jeta gazetari i njohur nga Kosova (FOTO)

admin

Leave a Comment