July 2, 2022
Portali Shprehja

Bullgaria miratoi propozimin francez – katër kushte për RMV-në

Kuvendi Popullor i Bullgarisë, me 170 vota “për”, 37 “kundër” dhe 21 “të përmbajtur” ka miratuar propozimin francez për RMV-në. Bullgaria miratoi katër kushte për hyrje të RMV-së në BE; Implementimin efikas të traktatit të Miqësisë, garanca për të drejtat e bullgarëve në RMV përmes kycjes së tyre në Kushtetutë si popull shtetformues, se në procesin aderues asgjë nuk do të interpretohet si pranimi I gjuhës maqedonase nga ana e Bullgarisë dhe garanca evropiane se kushtet bullgare do të plotësohen.

Propozimi është I mirë, mbron interesat bullgare dhe në fakt përforcon veton ndaj RMV-së – ka deklaruar Deputeti I partisë opozitare GERB, Hristo Ivanov.

Tact Watches

“Logjika e gjithë konstruksionit të qëllimit tonë politik është ta shfrytëzojmë veton dhe procesin negociues që të sigurojmë realizimin e qëllimeve tona. Bullgaria nuk e heq veton, Bullgari forcon veton. Nga sot e tutje, në cdo moment kur RMV-ja nuk do të plotësojë angazhimet konkrete, vetoja do t`I detyrojë ndërprerjen e negociatave. Për shembul tani në Shkup flitet se nuk do ta ndryshojnë Kushtetutën, nëse këtë nuk e bëjnë nuk do të ketë negociata dhe kjo bëhet e qartë nga propozimi francez” deklaroi deputeti i “GERB” Hristo Ivanov

Gjatë debatit janë dëgjuar akuza e kundërakuza se kush ka qenë tradhëtar, kush ka mashtruar dhe kush I ka mbrojtur interesat kombëtare bullgare deri në konstatimin unanim se ky është propozimi më I mirë që deri tani ka marrë Bullgaria.

Dje në Bruksel, Kryeministri Dimitar Kovacevski njoftoi se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare, në këtë formë, është I papranueshëm për RMV-në.

Të Ngjajshme

Mbi 500 mjekë në Kosovë janë të papunë

Megi Pojani protagoniste në klipin e ri të Don Xhonit, lansohet më 7 korrik

Vatikani prezanton monedhën e re dedikuar Ukrainës

Leave a Comment