September 30, 2020
Portali Shprehja

Burdisso: Seria A mund t’i lejojë vetes më shumë se një CR7 vetëm nëse…

Seria A mund të kthehet e madhe.

Kampionati italian është akuzuar shpesh në vitet e fundit se ka humbur shkëlqimin. Por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe merita, përveç lojës së shprehur nga skuadrat është edhe e kthimit të kampionëve të mëdhenj. Cristiano Ronaldo mbi të gjithë.

Në lidhje me këtë temë ka folur Nicolas Burdisoo, ish-mbrojtës i Inter-it dhe Roma-s, në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.

“Kampionati italian nuk është shumë tërheqës? Sinqerisht, nuk jam dakord. Pas karantinës, Seria A ka qenë pa dyshim kampionati më i bukur, janë parë stile të ndryshme futbolli”, ka thënë Burdisso.

“Futbolli italian duhet të ndërmarrë një rrugë dhe duhet ta bëjë shpejt, që është ajo e përmirësimit të strukturave. Pasi të jetë kompletuar kjo, atëherë do të mund t’i lejojnë vetes jo vetëm një Cristiano Ronaldo, po dy, tre, katër blerje të tilla”.

.

Të Ngjajshme

Douglas Costa tërbon Juventusin, refuzon klubin e Premier League. Mbetet pezull Chiesa

admin

Mourinho është “i çmendur”, e pabesueshme çfarë bëri me Eric Dier

admin

Dy oferta për mbrojtësin, Juventusi i vendos çmim italianit!

admin

Leave a Comment