September 25, 2022
Portali Shprehja

Burrë dhe grua tregtonin narkotikë duke përdorur kriptovaluta si mjet pagese, Prokuroria Themelore-Shkup nis hetimet

Prokuroria Themelore e Shkupit ka nisur hetimet kundër një gruaje 37 vjeçare nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Drogën sintetike amfetaminë, ata e kanë blerë në mënyrë të vazhdueshme në disa raste, duke përdorur platformën e internetit “DarkNet”, përmes një profili të krijuar dhe duke përdorur si mjet pagese kriptovalutat.

I dyshuari 37 vjeçar nga Shkupi dhe i dyshuari 29 vjeçar nga Shkupi, të cilët jetonin në bashkësi jashtëmartesore, në shtëpinë ku jetonin në rrugën “Ruzveltova”, e kanë siguruar drogën nga persona të panjohur nga Gjermania, dhe u është dorëzuar përmes porosive postare.

“Në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, doganierët sekuestruan një artikull postar – një zarf letre në të cilin i dyshuari ishte caktuar si marrës. Ngarkesa përmbante amfetaminë, kështu që pas vendosjes së bashkëpunimit ndërkombëtar, dërgesa postare është dërguar në postën në Shkup më 9 shtator 2022. Ajo është dorëzuar në adresën e shtëpisë së të dyshuarit. Më 15 shtator, efektivët e policisë kontrolluan shtëpinë dhe gjetën amfetaminë me masë neto 82 gram, si dhe dy kavanoza me lëndë narkotike marihuanë. Gjatë kontrollit të të dyshuarit është gjetur edhe një qese polietileni me marihuanë dhe një grirëse metalike me mbetje marijuanë”, njoftojnë sot nga Prokuroria Publike.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak se, siç thuhet në njoftim, ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik të arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së krimit. Ndaj të dyshuarit janë propozuar masa parandaluese.

.

Të Ngjajshme

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Leave a Comment