September 26, 2020
Portali Shprehja

Burri xheloz mbyt të dashurën infermiere dhe shkruan nga llogaritë e saj për të humbur gjurmët

Zëdhënsi i policisë në Valencia tha se 29 vjeçari kolumbian Janner Jimenez Ortiz, punonjës picash, u arrestua në stacionin e trenit në Gjenevë të Zvicrës si i dyshuar për vrasjen e Yesica Gularte.

Trupi i uruguajanes u gjet nga policia në makinën e saj Citroen C3 në një vend të zbrazur pranë shtëpisë ku ata jetonin në Valencia.

Infermierja ishte zhdukur prej një jave para se autoritetet të bënin zbulimin e tmerrshëm të hënën.

Ata thanë: “Sot autori i vrasjes së një gruaje trupi i së cilës u gjet në një makinë në Valencia u arrestua në Zvicër.

“Hetuesit në Valencia zbuluan se i dyshuari ishte larguar nga vendi dhe me anë të mekanizmave ndërkombëtare realizuan lokalizimin dhe kapjen e tij”.

Ata shtuan se Jimenez kishte dërguar mesazhe të rreme nga llogaritë e ish-partneres së tij në Instagram buke tentuar të bindte miqtë e saj të mos shkonin në polici për ta kërkuar.

Motra e Yesica, Adriana Vera bënte apel për informacion në rrjetet sociale për gjetjen e vendndodhjes së vrasësit duke shkruar: “Ky është Janner Jimenez Ortiz, vrasësi i motrës time Yesica Daniela Gularte.

“Kolumbiani e ka vrarë atë në Valencia dhe tani është në arrati. Shpërndani këto pamje në mënyrë që të bëhet drejtësi.”

Një tjetër mikeshë e viktimës Laila Barrios tha: “Janner është një person xheloz dhe kontrollues. Nuk kisha kurrë besim te ai.”

Autopsia në trupin e viktimës së zhveshur tregonte se Yesica ishte rrahur e mbytur.

Policia po e heton vrasjen si dhunë shtëpiake deh shtuan se nuk do të japin informacione deri në fund të hetimeve.

Të Ngjajshme

5 mënyra për të kontrolluar nëse ka një aparat fotografik të fshehur në dhomën tuaj të zhveshjes

admin

Zgjidhni personin më të suksesshëm dhe shikoni se çfarë thotë për personalitetin tuaj

admin

8 efektet që çamçakëzi mund të ketë në trupin tuaj

admin

Leave a Comment