Një javë e vërtetë për Stefano Piolin, që kur ai ka qenë në krye të Milanit, mes gëzimeve, hidhërimeve dhe objektivave të arritura. Titulli i fituar me kuqezinjtë është padyshim pika më e lartë e karrierës së tij si trajner.
Për një moment, megjithatë e pa festën të prishur pasi kuptoi se nuk mbante më në qafë medaljen e kampionit. “Ma ktheni”, – apeloi ai disa orë pasi mori vesh se ia kishin grabitur. Në fakt, karabinierët e komandës provinciale të Reggio Emilia ia kanë dorëzuar Milanit medaljen e kampionit, që e kishte humbur trajneri Stefano Pioli.
Ajo është dorëzuar nga tre djem të rinj, të cilët e ekspozuan medaljen në Facebook dhe policia i identifikoi. Sipas tyre, nuk e kishin vjedhur, por e kanë gjetur në tokë, të stoli i Milanit në stadiumin “Mapei”. Medalja iu dorëzua menaxherit të sigurisë së Milanit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në komandën provinciale të Reggio, në Corso Cairoli.
Kjo duket se është e mërkura e buzëqeshjeve, sepse gëzimi nuk ndalet këtu për Stefano Piolin. Ai u vlerësua edhe si trajneri më i mirë i Serie A për sezonin që sapo u mbyll. Trajneri i Milanit, në fakt, u vlerësua me “Çmimin Bulgarelli” si trajneri më i mirë i ligës elitare italiane të futbollit. Bashkë me të edhe Sandro Tonali u vlerësua si lojtari më i mirë në Serie A.
.