15.4 C
Skopje
October 16, 2019
Shprehu

“Buzëqeshja, pasuri në vete”

Të buzëqeshësh nuk është vetëm pasuri, të buzëqeshësh është gjithëçka, është si një lloj arme e fortë që mund ta përdorësh por jo për luftë por për të ndaluar mijëra konflikte e mosmarrëveshje, është terapia dhe ilaçi më i mirë që mund ta përdorësh për të pasur një jetë të bukur e të thjeshtë.
Ajo është një vijë e shtrembët por që drejton shumë gjëra, buzëqeshja jo çdo herë është shenjë lumturie tregon sa të fortë dhe krenar jemi tregon se nuk mund të na mposhtë asnjë sfidë dhe kaos që na sjellë jeta pasi e marrim me shumë optimizëm e sportivitet çdo moment dëshpërues.
Pavarësisht gjithë atyre stuhive që na sjellë jeta, mund të na poshtrojnë, të na vrasin, të na tradhtojnë, të na intrigojnë e të dëshirojnë dështimin tonë, përsëri gjeje forcën të ngrihesh në këmbë pasi të përulën, buzëqeshë edhe nëse shpirti të është djegur e copëtuar në mijëra copa.
Ti vlen, çdokush vlen, secili e meriton të jetë i lumtur, vazhdo të buzëqeshësh jeta është plotë surpriza, jepi jetës tënde gjallëri dhe hare, mund të jetë dita jote e fundit kështu që buzëqesh se nuk i dihet.

▪ Mervan Rushitu

Artikuj të ngajshëm

Populli ynë i sinqertë zbaton amanetin e baballarëve dhe të parëve të tyre.

shprehja

Sali Sallareva me Djemt e vet Hafiz Hasipi Hafiz Bislimi dhe Mulla Vebia (FOTO)

Redaksia Shprehja 3

Akullore me paracetamol, për të ndaluar dhimbjen e kokës!