November 29, 2020
Portali Shprehja

Bylykbashi: Propozimi i PS për lista të hapura, gënjeshtër

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi në studion e ABC News foli për propozimin e PS për listat e hapura.

Për ish-deputetin listat e hapura janë thjesht një mashtrim dhe se qytetarët shqiptarë janë gënjyer, duke theksuar se rregullat po ndërrohen në mes të procesit dhe kjo sipas tij është kundër çdo standardi.

“Fakti që PS sot ka gënjyer shqiptarët në lidhjen me listat e hapura. Kjo ishte loja, nuk janë lista të hapura dhe nuk është ajo që prisnin shqiptarët. Ishte një përpjekje e PS. Ndodhi ajo që në kishim paralajmëruar, kërkuam t’i drejtohen ODIHR për ekspertizë. Ka një ndarje të pastër midis opozitës dhe mazhorancës. E gjithë ajo që po përpiqet të bëjë është të heqë koalicionet siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Ajo që mbështet opozita është ajo që është rënë dakord në vitin 2003, ku të dyja palët kanë bërë ndryshime me konsensus të modelit të koalicionit”, u shpreh Bylykbashi.

Gjatë bisedës në studio Bylykbashi u tha se listat e hapura u përdorën si alibi për të hequr koalicionet.

“Ramës i intereson rezultati në fund, pak rëndësi ka se më kë e zgjidh. Në Shqipëri ka 30 vjet që koalicioni është traditë politike. Sot edhe pse kanë hequr të drejtën e koalicionit që të propozojë kandidat, nuk është hequr nga Kushtetuta. Por shqiptarëve iu tha sot, se listat e hapura ishin, loja”, tha ai.

Sakaq ai shtoi se Partia Socialiste është e vetme në përballje më të gjithë të tjerët, ndërsa shtoi se

“Sot, PS është e vetme në përballje më të gjithë të tjerët. Ka një kriminalitet që po shpërthen në mes të Tiranës, ka një menaxhim skandaloz të pandemisë dhe krizës që prodhoi tërmeti. Ndaj kemi zgjedhje çdo katër vjet dhe PS rezulton me një rënie në sondazhe. Partitë tashmë bëjnë pazar”, tha ai.

I pyetur, nëse këtë herë faktori ndërkombëtar do të jetë arma e opozitës, që do të detyrojë Ramën ti thërrasë arsyes, Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama vitin që vjen do të humbasë dhe se PD ofron një program për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

Të Ngjajshme

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

admin

Dita e Pavarësisë, Pompeo uron shqiptarët “në emër të qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan”

admin

Presidenti Meta: “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

admin

Leave a Comment