Ish-qendërmbrojtësi i Chelsea-t, Gary Cahill, i ka thurur elozhe Cesar Azpilicueta-s, të cilin e konsideron një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë lojtarët e skuadrës londineze.
Cahill ka thënë se Chelsea ka bërë shumë blerje të rëndësishme, por jo shumë prej yjeve të marrë kanë treguar se kanë mentalitetin e spanjollit.
“Historia e tij është një histori suksesi që nga moment që është bërë pjesë e klubit”, ka thënë Cahill për The Sun. “Shikoni sa lojtarë vijnë dhe largohen nga Chelsea.
“Bëhen blerje të mëdha, merren yje që e kanë të vështirë të qëndrojnë atje për disa vite. Është e vështirë të ruash një ritëm të lartë te Chelsea.
“Nuk mund të rezistosh aq shumë sa ka rezistuar ai te Chelsea pa qenë fantastik. Megjithatë, duhet më shumë se aq. Duhet mentalitet dhe përkushtim. Nëse Chelsea do të kishte 11 lojtarë si ai, do ta fitonte çdo vit kampionatin”, ka shtuar Cahill.
“Më ka befasuar që nga dita e parë me mënyrën si punonte. Mënyra si stërvitet është mënyra si luan. Është një nga blerjet më të mira që Chelsea ka bërë”.
.