September 26, 2022
Portali Shprehja

Çair 2030, nis përgatitjet me 3 përforcime nga SHBA

Skuadra e Çair 2030, ka nisur përgatitjet për paraqitjen në elitën e basketbollit vendor, duke e freskuar ekipin me disa basketbollist të huaj. Mes tyre janë edhe 3 basketbollistët amerikan.

 

Emrat e rinj te skuadra nga lagjja e Çairit janë: Xhejms Hellzer, Deril Stroter dhe Jusuf Mohamed dhe për të tre basketbollistët nga SHBA, kjo është aventura e parë në Evropë. Ndërkohë skuadra e Çair 2030, ka arritur që të vazhdojë bashkëpunimin me pjesën më të madhe të basketbollistëve që ishin pjesë e suksesit në Ligën e dytë si: Kamberi, Ramani, Ismani, Xheladini, Thaçi, Aleksandrovski, Rexha dhe kapiteni Rushiti.

 

 

Ndërkohë prurja më e re është trajneri i ri Erkam Ismaili, i diplomuar në lëminë e basketbollit në Turqi dhe ndjekës i seminareve botërore për ngritje të kapaciteteve në basketboll!

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment